Ballina Bota

MEKSIKË – Paleontologët zbulojnë mbetjet e 14 mamuthëve gjigantë

MEKSIKO, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Afërsisht 800 kocka të të paktën 14 mamuthëve, që mendohet të kenë jetuar rreth 14 000 vjet më parë, u zbuluan në qendër të Meksikës, njoftoi një institut meksikan.

Sipas institutit, ky është zbulimi më i madh i kësaj natyre që është bërë ndonjëherë.

Kjo nuk është e para herë që në Meksikë bëhen zbulime të këtij lloji.

Në vitet ’70, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një metroje në Meksiko, u nxorën mbetjet e një mamuthi./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSamiti i Ohrit, Rama: Përshpejtimi i 4 lirive të BE-së në Ballkanin Perëndimor vjen si vullnet i brendshëm, jo si patronazhim
Artikulli tjetërKush flet për Shqipëri të madhe, tani do duhet thjesht të heshtë, nuk ka mundësi të më akuzojnë edhe për minijugosllav dhe për shqiptaromadh