Ballina Bota

GJERMANI – Der Leyen: “Tronditja e Brexit”-it ka riforcuar BE-në

BERLIN, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen theksoi sot se “tronditja e Brexit”-it kishte riforcuar Bashkimin Europian.

“Kaq paradoksale sa duket, tronditja e Brexit-it ka riforcuar unionin tonë. Sepse, nuk tregon vetëm se çfarë do të thotë të largohesh nga BE, por gjithashtu edhe atë që fiton secili vend duke qenë pjesë e Bashkimit Europian”, konfirmoi zyrtarja gjermane një ditë para ceremonive me rastin e 30-vjetorit të shëmbjes së Murit të Berlinit.

“Eksperienca e Brexit kujtoi, për shumë nga ata që kishin dyshime tek BE, përfitimet që mund të kenë nga kjo aleancë”, theksoi ajo.

“Sado të ndryshëm që jemi, 27 vendet e Bashkimit Europian janë të bashkuar në negociatat për Brexit”, nënvizoi ajo. .

Vështirësitë aktuale rreth kushteve të daljes së Britanisë së Madhe nga BE paralizojnë dhe ndajnë vendin që prej votimit të britanikëve në vitin 2016 dhe Brexit-i është shtyrë tashmë tre herë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, plan i përbashkët me policinë dhe doganat për rritjen e sigurisë në port
Artikulli tjetërFOTO/ 3 qendra shëndetësore në Tiranë, shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike