TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Apelit të Korçës, Brunilda Malo (Orhani).
Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të përbërë nga Xhensila Pine, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari vendosi për shkarkimin e gjyqtares Malo për kriterin e pasurisë.
Brunilda Malo, nuk ia doli të justifikonte pasurinë, çka solli dhe shkarkimin e menjëhershëm, pa marrë në shqyrtim kriterin etik dhe atë profesional. /k.h/ /a.g/





























