Ballina Ekonomi

Banka e Shqipërisë licencon kompaninë si operator pagesash

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/- Banka e Shqipërisë ka licensuar një kompani private si operator të sistemit për shlyerjen e titujve.

Ky licencim i hap përfundimisht rrugën listimit të kompanive private në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE. Regjistri është një hallkë e domosdoshme për funksionimin e tregut të titujve, sepse aty administrohen të dhënat dhe të drejtat e pronësisë mbi to.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, nisi aktivitetin në shkurt të vitit të kaluar, me tregtimin e bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare. Që nga shkurti i këtij viti, ajo është ligjërisht e licencuar edhe për të tregtuar titujt e kompanive private. Licencimi i plotë i kompanisë private, mundëson tashmë që Bursa të mund të kryejë edhe në praktikë një tregtim të tillë. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSistem gjerman për parashikimin e përmbytjeve në basenin e Drinit
Artikulli tjetërFelaj me homologët e parlamentit turk: Një partneritet i qëndrueshëm dhe i çmuar