Felaj me homologët e parlamentit turk: Një partneritet i qëndrueshëm dhe i çmuar

TIRANË, 7 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-  “Një partneritet i qëndrueshëm dhe i çmuar”-, e ka cilësuar Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit Parlamentarë të Sigurisë, marrëdhënien e miqësisë mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Deputetja e Partisë Socialiste, që drejton dhe Komisionin e Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë ka pritur të enjten në kryesinë e Kuvendit deputetët e parlamentit turk të Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. “Me kolegët e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, së Parlamentit Turk”-, njoftoi Felaj.

Gjatë takimit, Felaj ka evidentuar qëndrueshmërinë e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve. “Ndihma e Turqisë për policinë, ushtrinë, në emergjenca civile, aksesi për shkollim i studentëve tanë në akademitë turke të mbrojtjes apo policisë, universitetin e mjekësisë, (në kuadër të bashkëpunimit ushtarak të dy vendeve), trajtimi falas për çdo vit, i jo më pak se 100 qytetarëve shqiptarë, në spitalet ushtarake turke, tregojnë qartë, jo vetëm për miqësinë e dy vendeve tona, por dhe për një partneritet të qëndrueshëm dhe të çmuar”-, shprehet Felaj.

“Hapësira parlamentare është një tjetër mundësi për të qenë pranë njëri tjetrit, në përballimin e kërcënimeve në rajonin tonë të Europës Juglindore!”-, përfundoi Felaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.