Ballina Bota

IRAK – Protestat kanë shkaktuar humbje prej 6 miliardë dollarësh

BAGDAD, 6 nëntor /ATSH-DPA/ Protestat antiqeveritare në Irak të nisura që nga fillimi i muajit tetor, kanë shkaktuar humbje prej më shumë se 6 miliardë dollarë, deklaron një zyrtar ushtarak.

“Demonstratat e vërteta paqësore nuk duhet të çojnë në shkatërrim ose dëmtim të ekonomisë së Irakut”, theksoi zëdhënësi i Forcave të Armatosura irakiane, Abdel-Karim Khalaf, në fjalim televiziv, në Bagdad.

“Qindra kamionë nuk kanë mundur të arrijnë në port, si pasojë e bllokimit nga protestat për të pestën ditë radhazi në provincën jugore të Basrës”, shtoi ai.

“Kjo gjë i shkakton shtetit dëme të rënda”, deklaroi Khalaf. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryeprokurorja Marku nis verifikimet ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja
Artikulli tjetërPresidenti Meta dekreton dy ligje të miratuara nga Kuvendi