STAMBOLL, 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Anëtarët e ISIS-it në duart tona do të dërgohen përsëri në vendet e tyre të lindjes, edhe pse janë privuar nga shtetësia e tyre, deklaroi ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, në lidhje me xhihadistët nën kontrollin e Ankarasë, pas ofensivë kundër kurdëve në Siri, ndër të cilët pretendohet të ketë edhe shumë europianë.
Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm turk, Ismail Catakli njoftoi se deri më tani janë kapur 287 anëtarë të ISIS, pas operacionit ushtarak në veri të Sirisë./ /ervo/ a.jor.













