TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ – Juventus ka fituar minimalisht 0-1 derbin kundër Torinos duke i rimarrë Interit kreun e klasifikimit të Serie A me 29 pikë, një më shumë se zikaltrit.
Ndeshja u zgjidh vetëm në minutën e 70, me protagonist mbrojtësin holandez de Ligt i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e Juventus. Holandezi shndërroi në gol një top të hedhur në zonë dhe i harruar nga mbrojta vendase tundi rrjetën me të djathtën.
Më herët në minutën e 11-të të ndeshjes, de Ligt u përfshi në polemika me lojtarët kundërshtarë pas një prekje të dyshmitë të topit me dorë në zonë, prekje të cilën arbitri e konsideroi si të rregullt. /a.g/


















