Agjencia Telegrafike Shqiptare

Juventus rikthehet ne krye të Serie A

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ – Juventus ka fituar minimalisht 0-1 derbin kundër Torinos duke i rimarrë Interit kreun e klasifikimit të Serie A me 29 pikë, një më shumë se zikaltrit.

Ndeshja u zgjidh vetëm në minutën e 70, me protagonist mbrojtësin holandez de Ligt i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e Juventus. Holandezi shndërroi në gol një top të hedhur në zonë dhe i harruar nga mbrojta vendase tundi rrjetën me të djathtën.

Më herët në minutën e 11-të të ndeshjes,  de Ligt u përfshi në polemika me lojtarët kundërshtarë pas një prekje të dyshmitë të topit me dorë në zonë, prekje të cilën arbitri e konsideroi si të rregullt. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version