Ballina Flash

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2019

TIRANE, 4 nëntor/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë deri në orët e mesditës. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, stuhive dhe breshërit shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe bëhen mesatare dhe të ulët të herëpashershme. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim dhe shpejtësi 5-12m/sek. Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje 20-30m/s. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 6 dhe 7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/19 re shi rrufe
Kukës 12/14 re shi
Lezhë 15/18 re shi rrufe
Dibër 13/14 re shi
Durrës 15/19 re shi rrufe
Tiranë 16/19 re shi rrufe
Elbasan 15/18 re shi rrufe
Berat 14/17 re shi rrufe
Vlorë 16/19 re shi rrufe
Korçë 11/15 re shi
Gjirokastër 13/16 re shi rrufe
Sarandë 14/16 re shi rrufe

 

/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJuventus rikthehet ne krye të Serie A
Artikulli tjetërKosovë/Parashikimi i motit, 4 nëntor