Ballina Bota

BAGDAD – Iraku në grevë deri në rrëzimin e regjimit

BAGDAD, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Rrugët e zëna, shkollat dhe administratat në Bagdad dhe në jug të Irakut u mbyllën sot, dita e parë e javës në vend, ndërkohë që presioni është rritur në Irak pas një muaji manifestimesh për të kërkuar rrëzimin e regjimit.

Protesta, e nisur më 1 tetor, është shënuar nga dhuna e përgjakshme, që ka shkaktuar të paktën 257 të vdekur. Por, që prej rifillimit më 24 tetor ajo ka marrë një rrjedhë më të qetë dhe është organizuar tashmë nga studentët dhe sindikatatat, që i kanë zgjeruar përmasat e manifestimeve.

Të gjithë së bashku ata kanë shtuar thirrjet për mosbindje civile, ndërkohë që sindikata e mëuesve, inxinierëve, mjekëve dhe avokatëve kanë deklaruar grevë të përgjithshme duke paralizuar pjesën më të madhe të shkollave publike dhe administratave të kryeqytetit dhe pjesës jugore të vendit.

Dhe premtimet, për zgjedhje të parakohshme, reformën në sistemin e punësimit dhe pensioneve, të bëra nga autoritetet irakiane, nuk i kanë ndaluar këto manifestime./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Njohje faciale për pasagjerët e metrosë së Pekinit
Artikulli tjetërVIDEO/Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë, ose frika e Lulzim Bashës nga tërmeti