Ballina Bota

SHBA – Trump ul ndjeshëm numrin e pranimit të refugjatëve

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump uli në mënyrë drastike numrin e refugjatëve të lejuar në SHBA, në 18 000 të tillë, në vitin aktual fiskal.

“Ulja e numrit të pranimeve të refugjatëve është e justifikuar nga shqetësimet humanitare ose është në interesin kombëtar”, u deklarua në një memorandum të nënshkruar nga Trump dhe shpërndarë nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Kjo politikë reduktoi e numrin e refugjatëve të pranuar nga Iraku në 4 000 dhe nga Salvadori, Guatemala ose Honduras në 1 500.

Pjesa e mbetur e numrit të refugjatëve të pranuar në SHBA, 12 500, është për personat që u largohen persekutimit për besimet e tyre fetare ose aktivitetet politike ose të cilët kanë kaluar çështjen në Programin e Pranimit të Refugjatëve në SHBA.

Kjo është shifra më e ulët e pranimit të refugjatëve që nga prezantimi i programit të refugjatëve në SHBA, në vitin 1980. Kufiri i mëparshëm për vitin e fundit fiskal ishte 30 000 refugjatë.

Trump është kritikuar nga organizatat e ndihmës dhe grupet e mbrojtjes së refugjatëve për politikat e tij të rrepta të imigracionit, por mbështetësit e tij kanë favorizuar programet shtrënguese për lejojnë refugjatët dhe migrantët e tjerë në vend./ /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi në Gjirokastër: Karakteristikat unike shtojnë listën e produkteve të certifikuara me markën e cilësisë
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA-së në Tiranë, hap aplikimet për programin “Benjamin Franklin”