Ballina Bota

MV – Zaev: Mbështesim zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

SHKUP, 30 tetor /ATSH-MIA/ – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksi sot se mbështeste zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

“I kemi studiuar me kujdes vërejtjet që kanë mbërritur nga pala greke, ndërkohë që edhe vetë i konstatuam dhe presim që edhe pala greke të bëjë hapa konkretë, si ndryshimi i tabelave”, theksoi Zaev.

“Qëllimi është të dërgojmë një mesazh të qartë se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet deri në fund sepse sjell partneritet strategjik, përfitime për vendin tonë, fqinjësi të mirë dhe hap shumë perspektiva”, nënvizoi kryeministri Zoran Zaev.

“Qëllimi ynë është që mesazhi t’i dërgohet BE-së dhe jo popullit dhe politikës greke, që të bëhet kujdes për kapitujt se duhen hapur sa më shpejt. Është ndryshuar Kushtetuta e shtetit, ndryshimi i emrit po zbatohet kudo. Më vjen keq që opozita nuk e përmend këtë fakt”, theksoi ai.Kryeministri, Zaev  shtoi se nuk është humbur shpresa për hapjen e kapitujve./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGripi, ekspertët e ISHP-së këshillojnë kujdes ndaj gripit
Artikulli tjetërKomisariati dixhital/ Qytetarët, 820 raportime për një javë