Ballina Bota

IZRAEL – Grevë e pazakontë e diplomatëve

JERUZALEM, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Diplomatët izraelitë filluan sot një grevë të pazakontë për të protestuar kundër kushteve të tyre të punës duke detyruar më shumë se 100 ambasada dhe konsullata në mbarë botën të mbyllin dyert.

Diplomatët protestojnë pasi Ministria izraelite e Financave ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme rregullat për rimbursimin e shpenzimeve kur diplomatët ftojnë zyrtarë në shtëpitë e tyre.

“Ne jemi të detyruar të mbyllim përfaqësitë izraelite në botë duke nisur nga sot”, njoftoi sindikata e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në një komunikatë duke shtuar se asnjë shërbim nuk do të sigurohej për publikun./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbatimi i projektit në Devoll/ Zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë
Artikulli tjetërFOTO/ Numrat e revistës “Hylli i Dritës” ekspozohen në kalanë e Tiranës