UASHINGTON, 29 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja mirëpriti sot një propozim të Kinës për të pritur diskutimet e reja mes zyrtarëve afganë dhe talebanë.
I dërguari special amerikan për paqen në Afganistan, Zalmay Khalilzad, kishte ndërmarrë që prej një viti negociatat dhe një marrëveshje u arrit, në përfundim të të cilës SHBA-ja tërhoqi trupat nga Afganistani dhe i dha fund luftës më të gjatë në historinë e tyre.
Por, presidenti amerikan, Donald Trump u dha fund këtyre diskutimeve në muajin shtator pas një atentati të marrë përsipër nga talebanët dhe në të cilin një ushtar amerikan u vra.
Javën e kaluar Khalilzad u takua në Moskë me homologët e Kinës, Rusisë dhe Pakistanit dhe katër vendet përsëritën mbështetjen e tyre për një marrëveshje për paqe globale dhe afatgjatë në Afganistan.
Një komunikatë e përbashkët, e publikuar dje nga Uashingtoni, deklaroi se katër vendet kanë mirëpritur propozimin kinez për të pritur takimin e ardhshëm ndërafgan në Pekin.
”Këto diskutime do të përfshijnë një gamë të gjerë të zyrtarëve politikë, mes të cilëve përfaqësues të qeverisë së Republikës islamike të Afganistanit, drejtues të tjerë afganë dhe talebanë”, thekson komunikata./ /ec/ a.jor.























