Ballina Bota

BM – Johnson: Parlamenti nuk përmbushi vullnetin e popullit

LONDËR, 28 tetor /ATSH-DPA/ Kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje deputetëve të mbështesin propozimin e tij për zgjedhje të përgjithshme më 12 dhjetor, duke shtuar se parlamenti u tregua i paaftë për të miratuar vullnetin e popullit britanik.

“Unë thjesht nuk besoj se kjo Dhomë është e aftë të përmbushë prioritetet e njerëzve, edhe nëse kjo do të thotë Brexit apo diçka tjetër. Duhet të ketë një afat të caktuar për këtë debat”, deklaroi Johnson.

“Duhet të jetë 12 dhjetori si një përfundim i gjithë kësaj, një përfundim parlamentar në të cilin të gjithë mund të besojnë”, shtoi Johnson. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelja e negociatave/ Shalsi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësuan të gjitha angazhimet e marra
Artikulli tjetërFOTO/ Studentët njihen me trashëgiminë audiovizuale që ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit