TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit një grup studentësh u njohën sot jo vetëm me trashëgiminë audiovizuale të AQSHF, por edhe me procesin e ruajtjes së saj.
Gjithashtu të rinjtë zhvilluan dhe një bisedë me regjisori Artur Dauti mbi filmin e animuar.
Kjo vizitë kishte në fokus transmetimin e mesazhit të ruajtjes dhe përcjelljes së pasurisë së arkivave tanë tek brezi i ri.
“Shumë pranë njëra-tjetrës Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale dhe ajo e Animacionit, të cilat vendosëm t’i ndajmë bashkë me të rinjtë, për të transmetuar mesazhin e ruajtjes dhe përcjelljes së pasurisë së arkivave tanë. Sot, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, një grup studentësh u njohën jo vetëm me trashëgiminë audiovizuale që ruhet në AQSHF, por edhe me procesin e ruajtjes së saj”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Është ky, një nga qëllimet e marrëveshjes së lidhur me Universitetin e Arteve, në kuadrin e Paktit për Universitetin. Pas një vizite në ambientet e arkivit, regjisori Artur Dauti zhvilloi një bisedë mbi filmin e animuar”, tha ministrja.
/a.a/r.e/