Ballina Flash

Vlorë, qendra e fshatit Bolenë kthim në identitet

TIRANË, 25 tetor/ATSH/- Qendra e fshatit Bolenë, në Vlorë do të transformohet pas rehabilitimit dhe sistemit të ndriçimit nga ana e Këshillit të Qarkut Vlorë duke u kthyer në identitet.

Kështu u theksua sot gjatë takimit të zhvilluar sot në këtë fshat, ku ishin të pranishëm edhe deputeti i qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj, kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe Administratori, Gramoz Balili.

Në takimin me banorët e fshatit u diskutua rreth shqetësimeve të banorëve dhe prioritetet e bashkisë për buxhetin 2020.

Për vitin 2020, bashkia ka planifikuar ndërtimin e ujësjellësit dhe sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza të lagjes “Hunda e Xhepe”, si edhe riparimin e kanalit vaditës.

“Për vitin 2021 bashkia ka planifikuar ndërtimin e ujësjellësit dhe sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza të fshatit”, – tha deputeti Sinaj.

Gjatë takimi u ngritën probleme si mbrojtja nga rrëshqitja e tokës, ndërtimi i rrugës së varrezave dhe zgjidhja e problemit të kufijve administrativë të kullotave me bashkinë Selenicë./k.s/  /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë/ Përmirësohet infrastruktura në blloqet e banimit, rikonstruktohen 3 rrugë
Artikulli tjetërGreminger: OSBE mund të lehtësojë dialogun, por jo të marrë vendime politike