STRASBURG, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Parlamenti Europian nuk ka arritur të ketë konsensus në lidhje me çështjen e hapjes së porteve për anijet që transportojnë migrantë.
Me vetëm dy vota ndryshim, Parlamenti Europian hodhi poshtë një tekst rezolute për kërkimin dhe shpëtimin e migrantëve në Mesdhe, i cili, veç të tjerave, ftoi shtetet anëtare të mbajnë portet e tyre të hapura për anijet e OJQ-ve.
Rezoluta mori 288 po, 290 kundër dhe 36 abstenime.
Eurodeputetët e M5S abstenuann, ndërsa shumica dërrmuese e PPE-së ishte kundër kësaj rezolute.
Në favor të grupit të socialistëve dhe demokratëve ishin liberalët e GUE dhe të Gjelbrit./ /os/ a.jor.























