Ballina Bota

SHBA – Të ardhurat e Twitter më të ulëta se pritshmëritë

NJU JORK, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Twitter paraqiti sot të fitime dhe xhiro vjetore më të ulëta se pritshmëritë, dëmtuar sidomos nga problemet e reklamimit, por numri i përdoruesve ditorë, nëpërmjet të cilëve rrjeti nxjerr fitime është rritur më shumë se parashikimet, në 145 milionë, sipas analistëve.

Fitimi neto ra në 36,52 milionë dollarë, në krahasim me 789,2 milionët e po të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Xhiro vjetore u rrit me 8,7 për qind, duke shkuar në 823,7 milionë, por prapëseprapë është më e ulët se pritshmëria mesatare 874 milionë.

Aksionet ranë me më shumë se 16 për qind gjatë shkëmbimeve elektronike, para hapjes së bursës.

Twitter po përpiqet të qëndrojë në të njëjtin nivel me rrjetet sociale rivale dhe të luftojë kundër përmbajtjes abuzive dhe fushatave dezinformuese në platformën e tij.//ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma zgjedhore/ Bushati: Dera jonë është e hapur për çdo lloj diskutimi konstruktiv
Artikulli tjetërBELGJIKË – Esper: Ndërhyrja e Turqisë në Siri e pajustifikueshme