Ballina Flash

ISHP: Gripi nuk trajtohet me antibiotikë

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Gripi është një sëmundje serioze e cila mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore me shtrime në spital, e ndonjëherë deri në vdekje.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos trajtojnë gripin me antibiotikë pasi këto të fundit nuk kanë efekt ndaj viruseve.

“Mos e trajto gripin me antibiotikë.

Pacientët që janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin. Mos e trajto sëmundjen e gripit me antibiotikë. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruset jo nga bakteret”, -sqarojnë specialistët e ISHP-së. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIPARD II, nxit investimet në agropërpunim
Artikulli tjetërGjonaj me të verbrit: Më shumë vëmendje e sensibilizim për njerëzit në nevojë