Ballina Bota

TURQI – Erdogan kundërshton Macronin për zgjatjen e armëpushimit në Siri

ANKARA, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan hodhi sot poshtë një propozim të bërë nga homologu francez, Emmanuel Macron për një zgjatje të armëpushimit në Siri.

Macron nënvizoi, gjatë një bisede telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, rëndësinë e zgjatjes së armëpushimit, që përfundon sot në mbrëmje në verilindje të Sirisë, sipas Elyse-së.

Operacioni turk, i ndërmarrë më 9 tetor në verilindje të Sirisë kundër milicisë kurde të Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) është pezulluar deri sot në orën 19:00 GMT në mbështetje të një marrëveshjeje armëpushimit të negociuar mes Uashingtonit dhe Ankarasë.

Ky armëpushim parashikon të mundësojë për YPG-në të tërhiqet nga pozicionet e përfshira në një projekt të zonës së sigurisë që Turqia kërkon të vendosë përgjatë kufirit të saj për ta ndarë nga terroristët e kontrolluar nga forcat kurde./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShaqir Allbanit i rritet pensioni pas ankesës te Bashkëqeverisja, përfiton dhe 3 milionë lekë tepricë kreditore
Artikulli tjetërFRANCË – Juncker: Ne kemi bërë gjithçka për një Brexit të rregullt