Ballina Aktualitet

Koncesioni i portit të Kepit të Rodonit dhe Sarandës, PD: Korruptive

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Partia Demokratike deklaron se dhënia me koncesion e portit të Kepit të Rodonit dhe të Sarandës është vendim korruptiv.

Përfaqësuesi i PD, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediet tha se “teksa javën e shkuar në Bruksel, Bashkimi Europian diskutonte për hapjen e negociatave, në Tiranë Rama i dha me koncesion krimit dhe oligarkëve dy pasuri të mëdha strategjike të Shqipërisë: portin e jahteve në Kepin e Rodonit dhe portin e Sarandës”.

“Të dyja këto koncesione u dhanë me tendera falsë ku pati vetëm një ofertë, nga personat me të cilët Rama kishte bërë pazaret që më parë”, ka theksuar Teliti.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHalit Zorba përfiton rritjen e pensionit dhe tepricën kreditore
Artikulli tjetërSiguria ushqimore/ AKU kontrollon 26 subjekte në Shkodër