Ballina Bota

FRANCË – Juncker: Kujdesuni për Europën

STRASBURG, 22 tetor /ATSH-AFP/- Presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u kërkoi eurodeputetëve që të kujdesen për Europën gjatë një diskutimi mbi bilancin e mandatit të tij, disa javë para largimit nga detyra.

Kreu i ekzekutivit europian, i cili do të tërhiqet nga politika me largimin nga Komisioni, ishte i ftuar të paraqiste bilancin e një mandati 5-vjeçar të karakterizuar nga kriza, kursime në rënie, borxhi grek, çështjet migratore.

“Kujdesuni për Europën dhe luftoni me tërë forcat tuaja nacionalizmat idiote dhe mendjengushta. Rroftë Europa!”, tha ai në përfundim të fjalimit të tij në Strasburg.//ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKotzias: Makron, përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon
Artikulli tjetërKrijohet taskforcë e përbashkët policore me Maqedoninë e Veriut