TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Lewis Hamilton mund të shpallet kampion bote për herë të gjashtë në Formula 1 që këtë fundjavë, në garën e Çmimit të Madh të Meksikës dhe që kjo të ndodhë duhet që piloti britanik të fitojë këtë garë dhe shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, të mos ngjitet në podium.
Hamilton ka 78 pikë avantazh ndaj Bottas dhe i duhet të fitojë 14 pikë kundrejt finlandezit për të siguruar titullin.
Britanikut mund t’i mjaftojë edhe podiumi në Meksikë për t’u shpallur kampion, në rast se Bottas dështon të përfundojë garën apo të marrë pikë.
Hamilton është në ndjekje të rekordit të Schumacher prej 7 titujsh kampion bote dhe me fitimin e titullit të këtij sezoni, ëndrra e tij për ta barazuar është vetëm një hap larg. /j.p/























