Ballina Bota

BRITANI E MADHE – Johnson kërcënon të tërheqë ligjin mbi Brexit

LONDËR, 22 tetor / ATSH-AFP/- Boris Johnson kërcënoi sot me tërheqjen nga parlameti të ligjit për aplikimin marrëveshjes së Brexit dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse deputetët refuzojnë të përshpejtojnë miratimin e projektligjit, që do ta vështirësonte ratifikimin e tij deri më 31 tetor.

“Nëse parlamenti refuzon kryerjen e Brexit dhe vendos të shtyjë gjithçka në janar, apo më vonë, projektligji duhet tërhequr dhe ne do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi kryeministri britanik para parlamentit.

Deputetët do të votojnë sot në mbrëmje për kalendarin e miratimit të propozuar nga qeveria, që parashikon miratimin e projektligjit prej 110 faqesh deri të enjten në mbrëmje./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVizita në Tokio/ Meta takon nobelisten e Paqes, Aung San Suu Kyi
Artikulli tjetërKomisariati dixhital/ Mbi 1 mijë ankesa të administruara, 1 346 masa administrative