Ballina Bota

GJERMANI – Altmaier: Shqipëria dhe MV të jenë pjesë e BE

BERLIN, 21 tetor /ATSH/ – Ministri Federal gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Energjetika, Peter Altmaier kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë pjesë e BE-së, ndërkohë që është i zhgënjyer nga refuzimi i hapjes së negociatave me këto vende.

Pak para vizitës së tij në Ballkan, ministri Altmaier kritikoi refuzimin e fillimit të negociatave të pranimit të këtyre dy vendeve në BE, javën e kaluar.

”Jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE”, theksoi politikani i CDU-së.

“Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Shpresoj që bisedimet për pranimin të fillojnë shumë shpejt”, tha Altmaier, i cili do të zhvillojë një tur vizitash në Kroaci, Malin e Zi dhe Serbi./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma Zgjedhore/ Hajdari: Të zhbëhet marrëveshja e 2008 e të miratohen rekomandimet e OSBE/ODHIR-it
Artikulli tjetërSTRASBURG – SYRIZA: Vetoja e Macron minon stabilitetin e Ballkanit