SHKUP, 18 tetor /ATSH-MIA/ – Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev zhvilloi konsultime intensive në nivele të ndryshme, duke marrë parasysh përfundimet e marra në Këshillin e Evropës, që çuan në shtyrjen e vendimit për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zhvilloi bisedime me kryeministrat e Gjermanisë, Suedisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Maltës dhe liderë të tjerë eropianë, përfshirë edhe me eurokomisionerin, Johanes Han.
“Liderët europianë kanë shprehur mbështetje për Maqedoninë e Veriut që ajo të vazhdojë rrugën që ka nisur dhe të vazhdojë me reformat dhe integrimet”, informoi qeveria.
Nga të gjithë liderët europianë ka mbërritur një mesazh i qartë për mbështeje të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve në vazhdimin e rrugës së reformave dhe integrimeve.
“Liderët europianë kanë njohur dhe konfirmuar të gjitha hapat që ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut dhe theksuan se vendi dhe qytetarët e saj ishin plotësisht të përgatitur për fillimin e negociatave, por që disa vende të BE-së nuk kanë qenë të gatshme për këtë gjë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
“Bisedimet në nivele të ndryshme, në lidhje me hapat e ardhshëm të cilat do të ndërmerren pas takimit të liderëve të BEsë në Bruksel, do të vazhdojnë”, shtoi qeveria./ /ec/












