TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Fillon zyrtarisht hetimi disiplinor për kombëtaren turke pas festimeve me simbole ushtarake në ndeshjen ndaj Shqipërisë në 11 tetor dhe asaj ndaj Francës, të luajtur në Paris në 14 tetor.
UEFA ka ngarkuar një inspektor për etikën dhe disiplinën për të nisur hetimet për gjestet e futbollistëve turq gjatë festimit të golave. Nderimi ushtarak i lojtarëve të Turqisë konsiderohet si veprim provokativ politik prandaj dhe një masë ndëshkimore pritet të merret.
Nëse masa do të jetë vetëm një gjobë apo më e rëndë se aq, kjo do të bëhet me dije në kohën e duhur njofton UEFA.























