ROMË, 14 tetor /ATSH-ANSA/ – Gjatë orëve të ardhshme, Italia do të bllokojë eksportin e armëve në Turqi dhe gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen e kontratave dhe angazhimeve, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në Këshillin Europian.
Kjo deklaratë vjen pas opinioneve të ndryshme në Itali mbi operacionin që ka ndërmarë Turqia mbi popullsinë kurde./ /os/ a.jor.























