Ballina Bota

LONDËR – Prezantohet buxheti i parë post-Brexit

LONDËR, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i Financave, Sajid Javid njoftoi sot se do të prezantonte më 6 nëntor buxhetin e parë pas daljes nga Bashkimi Europian, që qeveria konservatore synon me çdo çmim ta finalizojë më 31 tetor, me rrezikun e një Brexiti pa marrëveshje.

“Do të zbuloj planin tonë për ndërtimin e ekonomisë për të ardhmen dhe për të nisur fillimin e revolucionit tonë të infrastrukturave, prezantuar muajin e kaluar dhe që parashikon një rritje të shpenzimeve në shërbimet publike dhe infrastruktura”, shtoi në një komunikatë Javid.

Ky buxhet do të jetë i pari për këtë qeveri të ardhur në pushtet në muajin korrik.

“Në rast të daljes nga BE pa marrëveshje, qeveria e Boris Johnson do të reagojë shpejt (…) dhe do të marrë masa të shpejta për të mbështetur ekonominë, kompanitë dhe familjet”, nënvizoi Thesari britanik, pa dhënë shumë detaje.

Fati i Brexit do të luhet këtë javë, me përpjekjet e fundit mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për të arritur në një marrëveshje divorci, 17 ditë nga dalja e parashikuar  nga blloku europian./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Europa të pranojë të burgosurit e ISIS-it
Artikulli tjetërGjendja në Siri pas sulmeve të Turqisë, delegacioni shqiptar pjesë e diskutimeve