Ballina Bota

FRANCË – Të rinjtë në kërkim të autenticitetit te programet televizive

KANË, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Telespektatorët e rinj janë në kërkim të autenticitetit, emocioneve të forta dhe programeve për mjedisin, sipas një studimi nga instituti Glance (ish-Eurodata TV) zbuluar sot në hapje të MIPCom, tregu ndërkombëtar i programeve TV të Kanës.

Sipas këtij studimi të bazuar në përmbajtjet audiovizuale në rreth 50 vende, të rinjtë kërkojnë tashmë programe që flasin për ata dhe reflektojnë realitetin e tyre në mënyrë autentike”, nënvizoi Avril Blondelot, drejtoreshë e kërkimeve për këtë çështje tek Glance.

Emisioni norvegjez “Fishing Fortune” zbulon profesione të ndryshme që kanë të bëjnë me teknikat e prodhimit dhe rritjes së peshqve dhe se si gjendet aty gjendet lumturia. Kjo seri dokumentarësh ka mundësuar për stacionin televiziv të dyfishojë audiencën me 15-24 vjeçarët në tetë episodet e para.

Telespektatorët e rinj janë gjithashtu në kërkim të historive interesante si trilleri “Quicksand” në Netflix, që përfshin një adoleshente në një çështje vrasjeje apo seriali korean “Hotel del Luna”, në një ndërtesë të banuar nga fantazmat. Dhe fantastikja kalon ndonjëherë fiction në telerealitetin neozelandez “Zombody Save Me!”.

Çështjet e lidhura me mjedisin mobilizojnë gjithashtu telespektatorët e rinj, me imazhin eserialit HBO “Chernobyl”, një sukses i madh në SHBA tek moshat 18-34 vjeç./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak15 të shoqëruar për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re, 10 të arrestuar në flagrancë
Artikulli tjetërFoto/ 420 jahte nga pesë kontinente në portin e Durrësit