Ballina Flash

Foto/ 420 jahte nga pesë kontinente në portin e Durrësit

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Megjithëse është një port i dedikuar për përpunimin e anijeve tregtare, jahtet dhe kroçerat kanë gjetur shërbimet e nevojshme, mikpritjen si dhe sigurinë portuale.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë me dije se jahtet e akostuar në kalatat e portit janë të regjistruar në më shumë se 40 porte në të gjithë botën.

Italia, Kroacia, Gjermania, Mali i Zi, apo Malta janë vendet ku janë regjistruar një pjesë e mirë e jahteve që vijnë në Durrës, ndërsa pjesa tjetër e jahteve me flamurë evropianë vijnë nga Greqia, Britania e Madhe, Franca, Norvegjia, Spanja, Danimarka, Suedia, etj.

Jahtet e tjerë janë të regjistruar në Australi, Izrael, Turqi, SHBA, Zelandën e Re, Xhamajkë, Afrikën e Jugut, Panama, Gjibraltar, etj.

Mjaft jahte që akostohen në Durrës vijnë nga ishujt Marshall, Bermude apo Saint Vincent. Gjatë stinës së verës anijet e vogla turistike shfrytëzuan kalatën 4 në qendër të portit, e cila iu dedikua për herë të parë jahteve.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Të rinjtë në kërkim të autenticitetit te programet televizive
Artikulli tjetërVijon rindërtimi rrugës Qafë Thorë-Theth, pjesë e masterplanit të Alpeve