BRUKSEL, 14 tetor /ATSH-AA/ – Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian (BE) do të diskutojnë aktivitetet ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë, njoftoi shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.
Në një deklaratë për mediet para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së që do të mbahet në Luksemburg, Mogherini tha se kjo temë do të diskutohen edhe gjatë samitit të liderëve më 17 dhe 18 tetor.
Mogherini deklaroi se në mbledhje do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen.
“Në kuadër të kësaj, në do të bisedojmë për mënyrat e mbrojtjes së procesit politik nga tensionet ushtarake në rritje”, deklaroi Mogherini.
“Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare do të diskutojnë se çfarë hapa mund të merren lidhur me aktivitetet e Turqisë në Siri”, tha kryediplomatja evropiane./ /os/ a.jor.





















