Ballina Ekonomi

Të ardhurat nga fondet speciale, 65.4 miliardë lekë

Tiranë, 12 Tetor/ATSH/- Të ardhurat nga fondet speciale gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti rezultojnë 65.4 miliardë lekë.

Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskale të publikuar nga ministria e Financave, me fonde speciale janë mbledhur gati 8 miliardë lekë më shumë se njëjta periudhë e vitit të kaluar, çka tregon një eficencë të përmirësuar dhe reflekton përgjegjshmërinë e qeverisë dhe të Ministrisë së Financave në menaxhimin e financave publike.

Gjatë 8 muajve të parë të vitit janë mbledhur gjithsej 65.4 miliardë lekë nga fondet speciale, nga 57.6 miliarde lekë të mbledhura në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve./a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Tiranës monitoron linjat e transportit publik, masa për shkelësi e rregullave
Artikulli tjetërViolonçelisti Vlorent Xhafaj i bashkohet nismës dhuro-gjej-lexo