Ballina Bota

TAJLANDË – Gjendet fosili i një dinozauri të ri

BANGKOK, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Në Tajlandë janë gjetur fosile të dinozaurit që kishin dhëmbë të ngjashëm me ato të një peshkaqeni.

Gjatë studimit në Ban Saphan Hinu, është gjetur fosili i një lloji dinozauri të quajtur “Siamraptor suwati”, për të cilin shkencëtarët besojnë se ka jetuar para 113 milionë vitesh.

Paleontologu i Universitetit të Edinburgut, Steve Bursatte tha se specia e re e dinozaurëve me dhëmbë të mprehtë si ato të një peshkaqeni është specia më e rëndësishme e dinozaurit të zbuluar deri më tani në Tajlandë.

Paleontologët që kryen studimin theksuan se fosili “Siamraptor suwati” është ruajtur shumë mirë. Bëhet fjalë për një dinozaur nga lloji i mishngrënësve me këmbë të shkurtra të përparme dhe të gjatë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRenditja e kandidatëve për Kryeprokuror, KLP nuk gjen dakordësinë për metodologjinë
Artikulli tjetërMesi: “Venecia” e tha qartë, Presidenti ka tejkaluar kompetencat