TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime në kryeqytet kanë ndërhyrë për zhbllokimin e kanalizimeve tek Pazari i Ri.
Specialistët e terrenit kanë ndërhyrë duke pastruar pusetat për zhbllokimin e kanalizimeve në zonën e Pazarit të Ri. “Jemi çdo moment në krye të detyrës për të siguruar shërbim sa më cilësor në çdo zonë të qytetit. Për çdo problematikë ju mund të sinjalizoni në numrin tonë të gjelbër pa pagesë 0800 44 88 dhe ne do t’ju përgjigjemi në kohë”, – bën të ditur UKT.
Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kryer një sërë investimesh në zona të ndryshme të Tiranës.
/z.tosku/r.e/























