Ballina Flash

Konvikti i vajzave në Vlorë, standarde të reja për 300 studente

TIRANË, 6 tetor/ATSH/-Konvikti i vajzave, në qytetin e Studentit, në Vlorë, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë të tij, ku deri në fund të vitit do të mundësojë mjedise të reja funksionale, salla leximi dhe ambiente sportive.

Ndërtesa e amortizuar 5-katëshe i konviktit të vajzave, do të ruajë vetëm strukturën bazë, ndërsa gjithçka tjetër do të ringrihet rishtas si një mjedis modern dhe bashkëkohor për 300 studentet e saj.

Puna do të vazhdojë edhe me rindërtimin e plotë të konvikteve studentore në qytetin e Shkodrës dhe atë të Korçës.  z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë shtator, 300 punonjës informalë u përfshin në skemën e sigurimeve shoqërore
Artikulli tjetërVIDEO/Banka e Shqipërisë aktivitete për edukimin financiar të fëmijëve