Në shtator, 300 punonjës informalë u përfshin në skemën e sigurimeve shoqërore

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ – Plani operacional stop-informalitetit vazhdon me intensitet të lartë jo vetëm për të luftuar elementin e informalitetit, por gjithashtu për të garantuar sigurinë dhe shëndetin në punë.

Zëvendësministrja e Financave Danja Sorensen ka deklaruar se “në muajin shtator janë rreth 300 punonjës informalë që janë identifikuar pranë kompanive të inspektuara, tashmë të formalizuar dhe futur në skemën e sigurimeve shoqërore”.

Siguria në punë dhe zbatimi i Kodit të Punës janë dy shtyllat kryesore të funksioneve të Inspektoratit të Punës. Aktualisht ne po përqëndrohemi shumë më tepër tek siguria dhe tek shëndeti në punë, sidomos pas atyre rasteve fatale që kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit. Këto janë ato ndërmarrje që ne i kemi të domosdoshme për ti inspektuar e për ti siguruar që kushtet e punës nuk cenojnë jetën e askujt.”, – tha Sorensen.

Inspektoriati Shtetëror i Punës gjatë muajt Shtator ka identifikuar raste punonjësish të pasiguruar në sektorin e ndërtimit. Është kjo një arsye më shumë që fusha e ndërtimit si një sektor me risk shumë të lartë do të vazhdojë të jetë në lupën e inspektimeve. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.