TIRANË, 4 Tetor /ATSH/ -Në kuadër të Tetorit gjerman në Shqipëri do të zhvillohen shumë aktivitete social-kulturore për të promovuar kulturën gjermane në Shqipëri.
Njëri prej tyre është edhe koncerti i orkestrës Federale të Jazz-it, që do të mbahet në Shkodër të shtunën në ora 19:00 në Teatrin Migjeni të Shkodrës.
Orkestra Federale e Jazz-it (BuJazzO) është orkestra zyrtare rinore e muzikës Jazz në Republikën Federale të Gjermanisë, bën të ditur ambasada gjermane në Tiranë.
Me programin e saj “A Tribute To Kenny Clarke-Francy Boland Big Band” kjo orkestër do të vijë me rastin e Tetorit Gjerman 2019 për të dytën herë në Shqipëri pas shfaqjes së saj në vitin 2005.
Nën drejtimin artistik të Jiggs Ëhigham orkestra rinore do të sjellë në kujtesë Clarke/Boland-Band, një grup muzikor që në vitet ’60-të mblidhte muzikantët europianë më të mirë.
/gj.mima/j.p/























