Ballina Aktualitet

Radioterapi e specializuar në QSUT, vogëlushi Roegen rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin e mirë se vogëlushi Roegen, pas rezonancës së kryer me pajisjet e teknologjisë së fundit në QSUT, rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme.

Njësia e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së realizoi për herë të parë trajtimin cranio-spinal të vogëlushit. Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, të disponueshme në QSUT në konsultim me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë dhe përfundoi me sukses.

Kryeministri vlerëson ekipin e mjekëve shqiptar të cilët punuan pa lodhje për shërimin e Roegenit.

“Ekipi mjekësor shqiptar i radioterapisë, neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë në Shqipëri, trajtimin me radioterapi të specializuar të një pacienti në moshë pediatrike, nëpërmjet akseleratorit linear në Spitalin Onkologjik në QSUT”, – tha Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Nis festivali ‘Metrofest 3’, vijnë për herë të parë 4 komedi të viteve 1920-’30
Artikulli tjetërSarandë/ Prezantohet plani i menaxhimit të parkut kombëtar të Butrintit për 10 vitet e ardhshme