Ballina Bota

IRAN – Shkencëtarët, objekt arrestimesh

TEHERAN, 1 tetor /ATSH-AFP/ Autoritetet iraniane konfirmuan arrestimin e një tjetër studiuesi, antropologut Kamil Ahmadi, më pak se tre muaj pas njoftimit për burgosjen e studiueses franko-iraniane, Fariba Adelkhah.

Me kombësi iraniane dhe britanike, Ahmadi është autori i një libri të botuar në anglisht, titulluar “Në emër të traditës: Gjymtimi i organeve gjenitale femërore në Iran”.

“Ai është objekt i një hetimi paraprak mbi dyshimet ekzistuese për lidhje me vendet e huaja dhe institucionet e lidhura me shërbimet e inteligjencës së huaj”, deklaroi gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i autoritetit gjyqësor, Gholamhossein Esmaïli.

I pyetur në lidhje me arrestimin e Adelkhah-ut, ai tha vetëm se ajo ishte pjesë e grupit të të dyshuarve që qenë arrestuar kohët e fundit, por pa dhënë informacione shtesë për rastin e saj./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier, drejt përfundimit ndërtimi i peneleve mbrojtës nga përmbytjet në fshatrat Ferras e Qarr
Artikulli tjetërMeta shkelje të rëndë të Kushtetutës