Ballina Bota

HOLANDË – Greva e fermerëve shkakton kaos në autostrada

HAGË, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë.

‘’Më shumë se 2 000 fermerë kanë hyrë në autostradat e vendit duke pretenduar se nuk janë fajtorë për ndryshimet klimatike’’, sipas Ministrisë holandeze të Transportit.

Raportohet se protestuesit shkaktuan bllokim trafiku që arrinte mbi 1 000 kilometra.

Në veçanti, protestuesit pretendojnë se janë identifikuar padrejtësisht për emetimet e azotit që ngrohin Tokën, e cila është bërë një temë shumë e debatuar në politikën holandeze.

Organizatorët e protestës thanë se presin një pjesëmarrje me më shumë se 10 000 persona në tubimin drejt Hagës./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta takon presidenten e Estonisë: Forcim i marrëdhënieve
Artikulli tjetër“Ëndrra Europiane” bën pjesë dhjetëra gjimnazistë shqiptarë