Ballina Bota

AUSTRI – Votat me postë shpërblejnë të gjelbrit

VJENË 1 tetor /ATSH-ANSA/ – Në zgjedhjet e përgjithshme austriake, vota me postë favorizoi, siç pritej, të gjelbrit.

Pas shqyrtimit të 925 090  fletëve të mbërritura me postë, të gjelbrit fituan edhe tre vende dhe arritën në kuotën 26 vende në parlament, ndërsa liberalët e ”Neos” një dhe tani kanë  15 vende.

Partia e Sebastian Kurz humbi dy poste dhe ra në kuotën e 71 përfaqësuesve në parlament, ndërsa social-demokratët ranë me një vend./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDigjitalizimi i tregut të pagesave, kontribut në formalizimin e ekonomisë
Artikulli tjetërBraçe: Shega e Karavastasë prodhon, punëson dhe eksportohet