Ballina Flash

Atletikë/ Luiza Gega renditet e 9-ta në Botërorin e Katarit

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Atletja shqiptare Luiza Gega ia doli të kualifikohet për në fazën finale të garës së 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Atletja shqiptare u rendit në vendin e 9-ta, pasi arriti të përshkojë distancën për kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat, ndërsa medaljen e artë e fitoi atletja keniane Beatrice Chepkoec, me kohën 8 minuta, 57 sekonda dhe 84 të qindtat.

Ky rezultat mund të quhet një arritje për Luiza Gegën, e cila u bë e para atlete shqiptare që garon në finale dhe njëkohësisht theu rekordin kombëtar për këtë disiplinë, me rreth 2 sekonda.

Ndërsa Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) thekson se pas këtij rezultati Gega ka siguruar edhe kualifikimin në lojërat Olimpike “TOKYO 2020”.

“Tashmë mbetet vetëm një formalizim nga Federata Botërore IAAF, pasi me kohën e arritur Luiza të jetë pjesë e ‘Tokyo 2020’”, thekson KOKSH.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë në “sitën” e Vetingut më 2 tetor
Artikulli tjetërFOTO/ Ekspozita e 2 skulptorëve italianë në COD, 720 vizitorë në vetëm 10 ditë