SUEDI, 27 shtator /ATSH-AFP/ Naftëmbajtësja suedeze “Stena Impero”, e ndaluar nga Irani në korrik të këtij viti, u rikthye në ujërat ndërkombëtare.
Anija 138 metra e gjatë, që lundron nën flamurin britanik, mori sot autorizimin përfundimtar nga autoritetet e Teheranit për t’u larguar nga porti i Bandar Abbas-it.
Sipas autoriteteve detare largimi i anijes nga porti iranian nuk nënkupton mbylljen e dosjes gjyqësore./ /ervo/r.e/












