Ballina Bota

RUSI – Moska: ISS-ja t’i ngjajë OKB-së

MOSKË, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Agjencia hapësinore ruse ”Roscosmos” dëshiron që Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), një laborator orbital i përbërë kryesisht nga ekuipazh amerikano-rus, të zgjasë përgjithmonë dhe të bëhet i ngjashëm me OKB në fushën e bashkëpunimit.

Stacioni hapësinor, i krijuar për kryerjen e hulumtimeve shkencore që do të ishin të pamundura në Tokë, është një nga burimet më të forta të bashkëpunimit midis fuqive të mëdha rivale.

“Besoj se Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar do të ekzistojë përgjithmonë”, deklaroi për agjenCinë shtetërore të lajmeve ruse TASS, drejtori i ”Roscosmos”, Dmitry Rogozin, në bazën e nisjeve të anijeve kozmike në Kazakistan, Bajkonur, e drejtuar nga Rusia.

“Me siguri do të rikonfigurohet. Karakteristikat e projektimit të moduleve do të ndryshojnë. Pjesëmarrësit do të ndryshojnë. Por, është diçka në të cilën njerëzimi duhet të mbështetet nëse do të ecë përpara,” deklaroi Rogozin.

Stacioni mund të shërbejë si një “repart montimi, bazë riparimi, pikë karburanti për anije kozmike në udhëtime të gjata”, theksoi ai.

Sipas agjencisë hapësinore amerikane, NASA, më shumë se 230 njerëz nga 18 vende kanë vizituar stacionin hapësinor.

”Në këtë laborator janë kryer më shumë se 2 500 projekte kërkimore të cilat përfshijnë më shumë se 100 vende”, deklaroi NASA./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Aplikimet për karta ID, me fasha kohore për 3 muajt e ardhshëm
Artikulli tjetërTurizëm për Mbrojtjen e Kulturës dhe Trashëgimisë