Ballina Flash

USAID, partneritet me bashkinë Lushnjë për projektet zhvillimore

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Ish-drejtori i projektit për “Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore” Peter Clavelle, u prit sot në takim nga kryetari i bashkisë, Fatos Tushe.

Projekti i USAID-it për planifikimin dhe qeverisjen vendore PLGP është një bashkëpunim 7-vjeçar në bashkinë Lushnjë.

Nga ky bashkëpunim sot bashkia Lushnjë ka një plan të përgjithshëm vendor dhe strategji të zhvillimit të territorit, sistem të informatizuar për taksat dhe tarifat vendore, komisionet këshillimore qytetare plan veprimi 3-vjeçar për skemën e ujitjes dhe kullimit, plan biznesi 5-vjeçar për sh.a. Ujësjellës Kanalizime Lushnjë.

Clavelle i dorëzoi kryetarit të bashkisë Tushe broshurën “Të Bësh Biznes në Lushnjë”, e cila ndihmon departamentin e zhvillimit ekonomik dhe bizneset për të vendosur ura komunikimi me qëllim nxitjen dhe promovimin e zhvillimit ekonomik vendor.

Gjatë takimit Clavelle falënderoi kryetarin e bashkisë si një partner të shkëlqyer në 7 vite bashkëpunimi.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë, siguroi se eksperienca dhe produktet e projektit PLGP do t’i shërbejnë stafit të bashkisë në punën e përditshme, në hartimin e dokumenteve të ardhshëm për politika zhvillimi, që sjellin mirëqenie dhe të ardhura për komunitetin e Lushnjës. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Vazhdon puna në Vlorë për shëtitoren buzë detit
Artikulli tjetërMeta dekoron At Antonio Belushi: Kontribut në përhapjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe