BRUKSEL – Eurodeputetët rrëzojnë kandidaturat e dy komisionerëve

BRUKSEL, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Eurodeputetët e ngarkuar me shqyrtimin e deklaratave të interesit të komisionerëve të ardhshëm europianë nuk pranuan t’i japin dritën jeshile rumunes Rovana Plumb dhe hungarezit Laszlo Trocsanyi, sipas burimeve konkrete.

Kjo mund të rrezikojë emërimin e tyre për të shërbyer në ekipin e udhëhequr nga Ursula von der Leyen e Gjermanisë, që është planifikuar të fillojë punën më 1 nëntor.

Plumb, e cila synon postin për Transportin, duhej të shpjegonte dy kredi, që dukeshin problematike për anëtarët e zgjedhur të Parlamentit. “Ajo ishte shumë e paqartë gjatë audiencës së saj”, tha një burim i pranishëm në sallë.

“Unë nuk kam bërë asgjë të keqe, e kam respektuar dhe e respektoj gjithnjë ligjin. Tregohem transparente sa më shumë që është e mundur, sepse nuk kam gjë për të fshehur. Asgjë!” – tha Plumb pas seancës dëgjimore të saj, pa u njohur me vendimin e eurodeputetëve.

Trocsanyi, në kërkim të postit të Komisionerit për Zgjerimin, u pyet në lidhje me firmën juridike që themeloi në 1991, përpara se të bëhej Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Viktor Orban-it.

“Ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë tani, por është e qartë se audienca nuk mund të zhvillohet,” tha zëdhënësi i Parlamentit Europian, Jaume Duch./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.