Ballina Bota

LIBAN – Uashingtoni, sanksione për çdo entitet që ndihmon Hezbollahun

LIBAN, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Zëvendëssekretari amerikan i Thesarit tha se SHBA do të sanksionojë çdo entitet që i jep ndihmë lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah, njoftoi një burim libanez.

Zyrtari amerikan siguroi se sanksionet do të synojnë çdo palë që i siguron mbështetje materiale Hezbollahut, qoftë armë apo para, pa synuar subjektet që lidhen vetëm me politikën e Hezbollahut.

Pjesë e rëndësishme e politikës libaneze, i përfaqësuar në qeveri dhe parlament, Hezbollahu është i përfshirë ushtarakisht në konfliktin e Sirisë, përkrah regjimit të Damaskut dhe Iranit.

Armik i betuar i Izraelit dhe SHBA-së, organizata është klasifikuar si grup terrorist nga Uashingtoni, që nga viti 1997 dhe shumë prej deputetëve e zyrtarëve të tij janë në shenjestër të sanksioneve amerikane./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria Solidare”, 58 shoqëri Ujësjellës Kanalizime i bashkohen nismës
Artikulli tjetërShtrëngata shiu e stuhi në Tiranë, Lezhë e Elbasan